22:56 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Konjufca e quan Hotin kryeministër marionetë: Çfarë gjyqtarë janë këta që e morën vendimin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufa sonte në Rubikon ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i jep legjitimitet Qeverisë Hoti.

Konjufca e quan Hotin kryeministër marionetë.

‘’Kryeministër marionetë që dy herë në jetë nuk ka dalë në zgjedhje’’, ka thënë ai.

Konjufca e ka quajtur skandaloz vendimin duke pyetur se ‘cfarë gjyqtarë janë këta që e kanë marrë vendimin’’.