11:27 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / MSH

Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vijuar vizitën e tij zyrtare në Uashington, me takime me anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Në kuadër të këtyre takimeve, kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Kryetari Glauk Konjufca ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  ​