08:30 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Konjufca: Haradinajt s’i pëlqen llogaridhënia, por kompetenca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot në Kuvend ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme po vazhdon me vonesë për shkak të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Një ditë e kryeminsitrit është tri javë për demokracinë. Ramushi e kritionte Isa Mustafën ndërsa tash bën atë gjë pasi është bërë kryeministër”, tha ai.

Sipas Konjufcës, kjo sjellje është e njerëzve joparimor.

Deputeti i VV-së tha se ka një pyetje për kryeministrin.

“Vetë shpërfillja e 31 deputetëve të opozitës për debat e shpalos karakterin politik për ta shkelë Kuvendin ndërsa opozitën e konsideron të pavlefshme. A e din kryeministër se me Kushtetutë jo 31 deputetë por 6 deputetë me thirr interpelancë ti duhet të vizatohesh në Kuvend?”, tha ai.

Sipas Konjufcës, kryeministrit nuk i pëlqen llogaridhënia, por kompetenca./AktivPress