11:00 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / A. M.

Konjufca me plotë të drejtë i tërheq vërejtjen deputetëve “dembelë” : S’meritoni me vazhdu…!

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka kritikuar deputetët që po vazhdojnë të vonohen në seanca.

“Qysh pe shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë nuk mendojë se kjo legjislaturë duhet me vazhdu”, ka thënë ai.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagim i shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri: “Emrat kryetar, emrat…”, dëgjohet ai.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës në rend të ditës ka 36 pika.

Ndër pikat është votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës; Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës; Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje; përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të BQK-së; propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit, Bekim Arifi etj.