18:36 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

Konjufca: Me trishtim morëm lajmin për viktimat e shpërthimit në Stamboll

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll ku vdiqën 6 persona e u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ai ndan dhimbjen me familjet e tyre derisa thotë se “me trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll”.

“Me trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”, ka shkruar ai./Indeksonline/