15:53 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / LB

Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën.

“Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.