13:29 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Konjufca, paralajmëron edhe “pastrime” të tjera të diplomatëve

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar edhe shkarkime të reja të diplomatëve dhe konsujve. Këto deklarata, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bëri gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë.

Ai tregoi se sfidë të madhe kishte për vendosjen e ligjshmërisë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Indeksonline

“Aty ka pas emërime të paligjshme, shumë kryerje të funksioneve. Edhe si shefa të misioneve diplomatike jashtë ligjit. Çka është më e rëndësishmja marrja e 2 vendimeve për 14 konsuj dhe 6 ambasadorë e 1 konsull.  Jam detyruar ta merrja këtë vendim për ligjshmërinë brenda MPJ-së. Do të ketë edhe vendime të tjera”, është shprehur ai.

Konjufca tregoi se ende nuk janë në fazën e shqyrtimit se si diplomatët e tjerë kanë kryer punën e tyre. “Ende s’kemi bërë vlerësim për punën që e kryejnë”, u shpreh ai. /Indeksonline/