14:34 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / MSH

Konjufca priti në takim anëtarët e Bordit të KPMM-së, u ofron mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana.

Anëtarët e Bordit të KPMM-së e njoftuan kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen, thuhet në një komunikatë për medie.

Bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca ka premtuar mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.