21:19 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konjufca, Shala, Kuçi, Ymeri dhe Pacolli – Cili ‘2-sh’ doli më i suksesshmi?

Komisioni Qendëror Zgjedhor gjatë ditës së djeshme publikoi rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ata publikuan edhe votat e kandidatëve për deputet.

Në të dhënat e publikuara, del që kandidati më i votuar është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Indeksonline.

Por kush ishte ‘dyshi’ më i votuar?

Numrat dy në listat e partive ishin: Glauk Konjufca (Lëvizja Vetëvendosje), Kujtim Shala(LDK), Hajredin Kuçi(PDK), Shpend Ahmeti (AAK-PSD) dhe Behgjet Pacolli (Nisma-AKR-PD).

Më i votuar bindshëm ishte Glauk Konjufca me 72 mijë e 775 vota. Kujtim Shala i LDK-së me 39 mijë e 91 vota.

Hajredin Kuçi i PDK-së mori vetëm 10 mijë 680 vota.  Kurse, Visar Ymeri nga koalicioni AAK-PSD nuk arriti më shumë se 5 mijë e 69 vota.

Behgjet Pacolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD  mori 10 mijë e 525 vota./Indeksonline/