21:28 / E Martë, 28 Mars 2023 / MSH

Konjufca takohet me Pelosin, rikonfirmohet partneriteti ShBA-Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u takua sot me ish-Përfaqësuesen e Dhomave të Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosin.

Në këtë takim produktiv u konfirmua edhe një herë partneriteti i ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Kënaqësi të takohem me ish-përfaqësuesen e Dhomave të ShBA-së, Nancy Pelosi. Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur përaspiratat euro-atlantike të Kosovës” shkroi Konjufca në twitter.