11:57 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Veseli shkeli rregulloren, nuk kthehemi në seancë (Video)

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë disa fjalë për replikën mes kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetit Frashër Krasniqi.

Konjufca pas bojkotimit të seancës së Kuvendit bashkë me gjithë GP të Vetëvendosjes, ka thënë se kryeparlamentarin e kapi paniku kur Krasniqi nisi fjalimin në foltore.

“Kadri reagoi me panik dhe filloi të lëshoj fjalë që janë të papranueshme nga një kryeparlamentar. Kjo tregon se ai ka tregu që është në siklet të madh që ka dal ky realitet i madh. Kadri Veseli është kapësi më i madh gjyqësorit dhe shihet që e ka shndërrua gjyqësorin në oborr të vetin”, ka thënë Konjufca.

Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosje ka marr një vendim sa i përket seancës së sotme plenare.

“Nuk marrim pjesë në këtë seancë. Nuk ia ka lanë baba i vet këtë post Kadri Veselit. Ju nuk e keni dëgjuar por ai ka thënë se ia ka ndal mikrofonin Frashërit për pikë të qejfit, kush është ai me bë një gjë të tillë?. Ai reagoi sikur erdhi në sallë një terrorist. Prandaj, ne do ta ngrisim këtë çështje që Kadri Veseli ka bërë shkelje të rregullores duke ia ndal fjalën deputetit”, ka përfunduar Konjfuca. /Indeksonline/