19:15 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Konkurrenti largohet në mes të emisionit: Unë s’mund të të dashuroj ty!

Një debat i ashpër shoqëroi rubrikën e sotme në ‘Për’puthen” në “E Diell”, ku një prej konkurrentëve vendosi të braktiste garën. Denardo ka qenë protagonist edhe në disa debate të puntatave të kaluara, ndërsa sot vendosi të braktiste garën.

Ina ka dalë më herët në takim me Denardon, aktor me profesion. Takimi i tyre, nxitur nga një debat për feminizmin, mori një tjetër drejtim. Por emisioni i sotëm ka qenë vendimtar për Denardon, pas një përballje mjaft të fortë me Inën.

Gjatë emisionit, Ina mjaft e revoltuar i tha: “Unë nuk e gjykoj librin nga kopertina. Unë s’mund të të dashuroj ty. Nuk shoh paraqitje, por të zgjodha sepse mendova se ishe artist, dhe do kalonim shumë mirë, por ti dole…mos ta them”.