75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / b l

Konkursi i artistëve: “Prince Caffe” zgjedh disenjet e filxhanëve (Video)

Dhjetë studentë të Fakultetit të Arteve prezantuan dizajnet e tyre në garën kreative për edicionin special artistik të gotave të “Prince Caffe”-së, ku frymëzimin e morën kryesisht nga tradita dhe trashëgimia kulturore shqiptare.

Juria përzgjodhi tri punimet më të mira, të cilat do të përdoren në gotat e brendit, ndërsa fituesi i vendit të parë u shpërblye me 1,000 euro, i dyti me 700 euro dhe i treti me 300 euro.

Nga kjo garë u theksua edhe gatishmëria për bashkëpunime të reja mes Fakultetit të Arteve dhe “Prince Caffe”-së në projekte të ardhshme.

Detajet i sjell kronika në vazhdim: