14:29 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

Konkursi për pranim në polici, kjo është lista e të të ftuarve për testin psikologjik

Testi psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkëngjitur.

Kandidatët e ftuar për testin psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar, duke filluar nga 09.11.2020 nga ora 12:00 në Drejtorinë qendrore të QKUK-së, objekti i ambulancave specialistike, përballë Klinikës së Neurologjisë, në Prishtinë.

Kandidatët me vete duhet të kenë:
•Letërnjoftimin ose pasaportën valide
•Një laps kimik.

Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik, do të informohen po të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësor.

Bashkëngjitur e gjeni listën e kandidatëve për datën e mbajtjes së testimit psikologjik.