21:36 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Konsiderohej si Messi i ardhshëm, ish-talenti i Milanit nënshkruan kontratë amatore

Hachim Mastour konsiderohej si futbollisti që mund ta zëvendësoj Messin kur ky i fundit të vendos të largohet nga futbolli.

Videot e tij që postonte në YouTube bënë që shumë klube të interesoheshin për të, derisa Milani arriti të mposht konkurencën e Realit, Barcës dhe Cityty për të nënshkruar me marokenin.

Ai u transferua në San Siro në moshën 14 vjeçare nga Regina për një shumë rreth 500.000 euro.

View this post on Instagram

Buon compleanno @acmilan ! #117anni

A post shared by Hachim Mastour (@fantasyhachi) on

Por pritshmeritë ishin larg asaj që ishte në realitet, shkruan Indeksonline.

Mastour nuk arriti të ambientohet me futbollin profesional dhe pas huazimit në Malaga dhe Zëolle si dhe transferimit në Greqi te Lamia ai tashmë ka nënshkruar me skuadrën e Serie C, Monza.

Ai do të bashkohet me ish-dyshen drejtuese të Milanit, Berlusconi – Galliani.

Mastour ka nënshkruar një kontratë me skuadrën italiane ku do të përfitoj rreth 200.000 euro në sezon.

Kjo është një hap mbrapa në karrierën e 20 vjeçarit, që sipas parashikimeve të dikurshme tashmë duhej të krahasohej me yjet si Mbappe e Neymar. /IndeksOnline/