11:33 / E Martë, 28 Qershor 2022 / C E

Konsiderohej si një nga talentet më premtues, Mastour nënshkruan me skuadrën e Ligës së dytë të Marokut

Hashim Mastur ka surprizuar me të ardhmen e tij.

24-vjeçari, i cili u cilësua si një premtim i madh me të rinjtë e Milanit ka firmosur kontratë me skuadrën e kategorisë së dytë në Marok me skuadrën e Nahdat Zemamra.

Ende nuk dihet sesi karriera dhe talenti i tij përfundoi në këtë mënyrë ku vite më parë thuhej se do të kishte vendin e titullarit të padiskutueshëm te kuqezinjtë.

Në sezonin e fundit, 24-vjeçari është aktivizuar me dy skuadra, në Serinë B me Reginën dhe në Serinë C me Carpin, ku me të dyja ekipet është aktivizuar gjithsej në total në kampionat në 19 ndeshje duke shënuar vetëm një gol, atë me Carpin.

Më parë trekuartisti ka luajtur edhe me skuadrat të Malagës, Zuolles dhe Lamias.