10:59 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / k.v

Konsumimi i kafesë zgjatë jetën

Dëshmitë e reja po tregojnë efektet mbrojtëse që kafeja mund të ketë mbi shëndetin e një personi. Kjo pije e preferuar është shpëtim i shumë njerëzve kur jemi te të qenit produktiv gjatë ditës ndërkaq konsumimi i kafesë mund të sjellë edhe përfitime të tjera.

Një nga përfitimet është ulja e rrezikut të vdekjeve, transmeton Indeksonline.

Gjatë dy viteve të fundit, “Medical News Today” kanë raportuar rregullisht për studimet shkencore që sugjerojnë se pirja e kafesë mund të sjellë më shumë përfitime sesa mendonin se ishin.

Një studim i botuar vitin e kaluar zbuloi se kafeja mund të mbrojë shëndetin kardiovaskular, ndërsa një tjetër studim i muajit të kaluar sugjeroi që kjo pije mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kohët e fundit, studiuesit janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët në Britani të Madhe, për të diskutuar provat që mbështesin efektet e dobishme të kafesë në shëndet. Prof. Miguel Martínez-González – nga Universiteti i Navarrës në Spanjë – paraqiti kërkime të pabotuara që sugjeronin se pirja e kafesë shoqërohet me një rrezik të reduktuar të vdekjes./Indeksonline/

Temat: