12:02 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Konsumoi çokollatë Kinder, nëna tregon simptomat e 3 vjeçares pasi u prek nga salmonela

Rastet e salmonelës, të cilat janë raportuar kryesisht te fëmijët dhe kanë qenë të lidhura me konsumimin e vezëve me çokollatë Kinder, kanë shkaktuar shqetësim në të gjithë Evropën.

Pas raportimit të rasteve të parë, shumë vende kanë hequr nga tregu produktet Kinder.

Një nënë britanike ka zbuluar simptomat e vajzës së saj trevjeçare, pasi kishte konsumuar më parë një nga produktet e çokollatës Kinder.

Sipas Charlotte Wingfield, e bija Brooklyn May kishte pasur temperaturë të lartë dhe se kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë.

Ajo thotë se tre vjeçarja “kishte temperaturë që i kalonte 39°C. Unë fola me pediatrin, besuam se ishte virus, por tre ditë më vonë u konfirmua se ajo kishte salmonelë nga çokollata Kinder, produkte që ajo kishte ngrënë të dielën. Në gjithsej 96 orë, ajo ishte zgjuar gjithsej 12-14 orë, por edhe atëherë, ajo ishte … diku tjetër. Ai nuk kishte energji, megjithëse është një fëmijë shumë energjik”.