10:47 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Kontenjerët e stërmbushur me mbeturina, Komuna e Prishtinës huazon 4 mijë litra derivate për “Pastrimin”

Kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ që nga sot nuk do të bëjë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare.

Për pasojë, gjendja e kontejnerëve me mbeturina është si mos me keq, ku janë stërmbushur dhe po ndotet ambienti.

Për këtë gjendje, ka reaguar Komuna e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se ëhstë e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë ‘Pastrimi’, transmeton Indeksonline.

Në një komunikatë, thuhet se situta me mbeturina është e papranueshme dhe paraqet rrezik publik për të gjithë.

“Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhuar mbrenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të gjithë neve”, thuhet në shkrimin e tyre.

Ata kanë ftuar të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme.

“Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo  gjendje alarmante”, thuhet në fund të shkrimit.

Ndryshe, ‘Pastrimi’ që disa ditë ka njoftuar se për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare do të ndërprerjen e mbledhjes dhe largimin e mbeturinave.

Për këtë shkak edhe sot në Prishtinë kontenjeret nuk janë pastruar dhe mbeturinat kanë dalë jashtë tyre, duke ndotur jo vetëm ambientin, por edhe rrezikuar shëndetin e  qytetarëve./Indeksonline/