12:54 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kontesti i një banori me Komunën e Prishtinës, i lë prej 2 vjetësh banorët e një rruge në “Sofali” pa asfalt

Ka dy vjet që një rrugë në lagjen “Sofali” të Prishtinës, nuk po arrin të asfaltohet, për shkak të një kontesti që ka komuna me një banorë të kësaj lagje, raporton IndeksOnline.

E të gjetur në një situatë të tillë, banorët e kësaj lagjeje po ankohen se po mbesin të bllokuar shkaku i një banori, a madje aty nuk mund të arrijë as autobusi, duke bërë që ata të bëjnë rrugë të gjatë deri në stacionin më të afërt.

Në shenjë revolte ai siç tregojnë për IndeksOnline, banorët e kësaj lagjeje, po bllokon komunën që t’i kryejnë punimet në rrugë, duke hedhur dhe në rrugë.

Ata kërkojnë që t’u bëhet një zgjidhje sa më parë.

IndeksOnline ju sjell pamje: