12:05 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Kontrabanda me kafshë, arrestohet i dyshuari në Zahaq të Pejës

Policia ka ndaluar një kamion me targa vendi në Zahaq të Pejës, ku gjatë një kontrolli është konstatuar se në kamion kishte të ngarkuar dhjetë krerë gjedhe për të cilat ngasësi nuk kishte dokumentin përcjellës.

Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, kamioni dhe gjedhet sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet rasti për kontrabandë me kafshë./IndeksOnline/