75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 26 Shtator 2023 / S Z

Kontrabanda me barna në Morinë, sqarohet “Memi Reisen”, ja faktet

Agjencioni Turistik “Memi Reisen”, ka dalë me një sqarim lidhur me lajmin për arrestimin e pronarit të këtij agjencioni, i  cili u raportua se u kap duke kontrabanduar barna në Morinë.

Përfaqësues të  Agjencionit “Memi Reisen”,  thonë se barnat e kontrabanduara në autobusin e tyre, i ka futur një person tjetër me inicialet D.G, në kohen kur shoferët e autobusit ishin duke ngrënë mëngjes,  tek një pushimore në Prizren.

“Kompania Memi Reisen e demanton këtë lajm me Fakte . Personi D.G nga Prizreni me moshë 37 vjeç e kemi dhe numrin personal, por për arsye personale s’mund ta postojmë,  por presim që Policia e Kosovës dhe ajo e Kukësit ta arrestojnë .  I lartëcekuri D.G pabesisht e ka shfrytëzuar rastin kur shoferët e autobusit kanë qenë duke ngrënë mëngjes tek pushimorja në Prizren, i ka futur në Autobus paketimet e Barnave”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesit e Agjencionit “Memi Resien”, thonë se për  këtë kanë dhe fakte.

“ Faktet tona janë kamerat e pushimores dhe të kufirit në Shqipëri, ku i lartcekuri D.G iken nga kufiri në sy të policëve . Njeriu i cili duhet të jetë në burg ësht D.G, e kemi edhe dëshminë ku e ka pranuar se të gjitha paketimet janë të mijat me fakte dhe tek Noteri në Kukës . D.G e pranon fajsinë , janë dokumentet. Ne si kompani i kemi sigurar kamerat e sigurisë dhe po presim vendimin final nesër. Po iu premtojmë me gjithë qenien  njerëzore e morale, që nuk i përkasim këtij lajmi dhe nuk është e vërtetë”, thuhet në reagim.