14:58 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Kontrata e divorcit është thuajse gati, si do të ndahet pasuria mes Kim dhe Kanye

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Evropë. “Mirror”-i bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Por, duket se edhe Kimi i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do u përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kimi është tejet e emocionuar për punën me Hulun’.

Ndërkohë që letrat e divorcit janë thuajse gati, mediat e huaja bëjnë të ditur se si do të ndahet pasuria midis tyre.

“Paratë e fituara nga linja e veshjeve dhe prezantimet promovuese do të konsiderohen të ardhurat e saj të ndara dhe unike”, thuhet në kontratën paramartesore. Në këtë mënyrë, Kardashiani do të jetë në gjendje të mbajë gjithçka që fitoi nga linja e saj e bukurisë dhe veshjet e modelimit për veten e saj, pavarësisht përdorimit të mbiemrit të partnerit të saj në biznes. Edhe të ardhurat nga reality show i xhiruar me familjen do të donte t’i mbante të gjitha për vete, pavarësisht faktit që Westi ka marrë pjesë në disa episode. Sidoqoftë, e kundërta është gjithashtu e vërtetë që të ardhurat e fituara nga Westi midis muzikës, linjës së këpucëve dhe veshjeve do të mbetet pronë e tij. Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse gruaja ka pjesë në biznesin e tij.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes paramartesore, secili prej të dyve mund të mbajë të gjitha dhuratat e marra.

Kardashiani do të mbajë unazën e fejesës (vlera: 2 milionë dollarë), bizhuteri dhe pajisje shumë të shtrenjta.

Shtëpia me mbi 1.300 metra katrorë, dy pishina dhe një vresht është në pronësi të Kanyet, por Kimi zotëron tokën dhe parcelat aty pranë. Gjetja e një marrëveshjeje që i përshtatet të dyve nuk do të jetë e lehtë. Ferma prej 24 kilometrash katrorë në Wyoming dhe ferma prej 15 milionë dollarësh Greybull do të mbeten pronë e reperit.

Përsa u përket fëmijëve, Kimi dhe Kanye janë ende në përpjekje për ta zgjidhur kujdestarinë, por duke marrë shkas nga bipolariteti i reperit, Kimi dëshiron që kujdestaria e fëmijëve t’i mbetet asaj.