10:32 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kontrata e re, do ta bënte Sadio Manen lojtarin më të paguar, në Liverpool

Liverpooli është në bisedime me Sadio Manen për një tjetër kontratë që mund ta bënte senegalezin lojtarin më të paguar të Liverpoolit.

Paga javore e Manes për momentin është 150 mijë funte në javë, por me kontratën e re, Liverpooli është i gatshëm t’ia rris ndieshëm pagën, si shpërblim për formën brilante që po kalon, transmeton Indeksonline.

Ai tashmë ka 6 gola në 7 paraqitjet që nga fillimi i sezonit të ri, duke e konfirmuar statusin e tij si një nga më të rëndësishmit në Liverpool./Indeksonline/