19:05 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Korab Sejdiu sqaron votën “negative”, thotë se votoi pro rezolutës

Korab Sejdiu ka thënë se ka votuar pro rezolutës të propozuar nga LDK-ja. Por, sipas Sjediu vota e tij ishte manuale dhe se në transkriptin e kuvendit figuron konfirmimi i votës pro.

“Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon!

SQARIM – Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”)” shkruan Sejdiu në sqarim./Indeksonline/

Temat: