12:48 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Korab Sejdiu tregon se pse shkoi te zyrat e LDK-së

Ish-deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, është takuar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe me kandidatën për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmani.

Sejdiu tha se në zyrat e LDK-së nuk ka biseduar për aderim, por si t’i përafroj partitë LDK dhe VV për koalicion parazgjedhor, që sipas tij është në të mirë të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Jam ardh mu taku me Isa Mustafën e Vjosën. Për me shty sa më shumë, për të mirë të Kosovës bashkimin e partive. Bashkimi është afër, e kam paralajmëruar që një vit dhe duhet në të mirë të Kosovës që të ndodh kjo. Nuk kam biseduar për aderim, por vetëm me i përfaru këto parti”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, Haziri ka theksuar se janë afër bashkimit me Vetëvendosjen./Indeksonline/