75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / Z S

KQZ-ja përfundon numërimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare, me rezultatet e fundit që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 2,498 nga 2,498 kuti votimi, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37.05 për qind, me 726,071 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave të vlefshme, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 147,220 vota ose 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 122,575 vota, që përbëjnë 17.58 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,917 vota ose 7.16 për qind, duke u renditur e katërta.