Korea e Veriut bëhet kampione e botës në futboll, i pret një dhuratë e madhe nga Kim Jong Un
Futbollistet e Koresë së Veriut, grupmosha U17 janë kampione të reja të botës. Në finalen e zhvilluar dje në Republikën Domenikane, ato e tronditën Spanjën.
Kampioni u përcaktua pas penalltive ngase koha e rregullt përfundoi 1-1.
“Jemi krenare sepse mundëm ekipin më të mirë evropian dhe u bëmë ekipi më i mirë në botë. Ne fituam për shkak të bashkimit tonë. Mësuam edhe një herë se nëse luftojmë si një, fitorja është e pashmangshme” tha trajnerja Song Sung-gwon.
Futbollistet koreano-veriore tani i pret një super shpërblim nga lideri suprem shtetëror, Kim Jong Un./Indeksonline/