75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / B O

Korea e Veriut ekzekuton publikisht një qytetar që shkeli rregullat anti Covid

Koreja e Veriut ka ekzekutuar një qytetar për mosrespektimin e masave antiCovid. Një burrë i akuzuar për kontrabandë përtej kufirit të mbyllur kinez u qëllua për vdekje, më 28 nëntor si një shembull frike për qytetarët e tjerë që nuk respektojnë rregullat e Qeverisë, sipas Radio Free Asia .

Personi i dënuar me vdekje u përshkrua si një burrë në të 50-t, i cili u akuzua për kontrabandë me partnerë kinezë të biznesit përtej një kufiri i cili ka qenë i mbyllur për pjesën më të madhe të vitit 2020.

Kina është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut, por tregtia midis vendeve ka rënë me 75 për qind për shkak të pandemisë.

Nga frika se ata mund të sjellin virusin, regjimi i Kimi ka rritur forcat ushtarake në kufi për të zbatuar kufizimet. Pyongyangu, ka dërguar gjithashtu njësi speciale për të kontrolluar rojat kufitare dhe për t’u siguruar që edhe vetë ata nuk janë të përfshirë në kontrabandë.

Një burim tjetër tha se ekzekutimi publik ishte tipik i përpjekjeve të regjimit për të trembur njerëzit.

“Kurdoherë që njerëzit ankohen sepse preken interesat e tyre jetësore, autoritetet i kërcënojnë me ekzekutime publike ose duke i dërguar në kampe të burgjeve politike”, thanë ata.

Agjencia e spiunimit e Koresë së Jugut, NIS, tha javën e kaluar Kimi kishte urdhëruar një bllokim në Pyongyangut dhe ndaloi peshkimin në det për të ruajtur vendin nga infektimi me virusin.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se Kimi po shfaqte “zemërim të tepruar” dhe po merrte “masa irracionale” mbi pandeminë, sipas një ligjvënësi.

Agjencia e spiunimit gjithashtu beson se Pyongyangu ekzekutoi një zyrtar në gusht për shkeljen e rregullave në lidhje me mallrat e sjella nga jashtë, tha ligjvënësi. Koreja e Veriut gjithashtu bëri një përpjekje të pasuksesshme piraterie ndaj të paktën një kompanie farmaceutike të Koresë së Jugut që po punonte për zhvillimin e një vaksinëe tha NIS-i.

Pandemia i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së Koresë së Veriut, e cila tashmë është nën ndëshkimin e sanksioneve të SHBA-së, por regjimi ka qëndruar i heshtur për fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet në SHBA muajin e kaluar.