07:25 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Koreja e Veriut kërcënon Biden, përmes motrës së Kim

Koreja e Veriut ka kërcënuar administratën e re të SHBA-së, duke paralajmëruar presidentin Biden të mos “shkaktojë një erë të keqe” ndërsa ai rivlerëson qëndrimin e SHBA-së ndaj Pyongyang, transmeton Indeksonline.

Përgjigja erdhi në një deklaratë për Agjencinë Qendrore të Lajmeve Koreane, të drejtuar nga Kim Yo-jong, motra e diktatorit Kim Jong-un.

Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për të paralajmëruar administratën e re të SHBA, e cila po përpiqet që të çojë pluhur në tokën tonë“, tha ajo.

Nëse dëshiron të fle në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej nga shkaktimi i një erë të keqe në hapin e tij të parë“, tha Kim.

Ajo foli disa orë pasi sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki akuzoi Korenë e Veriut për shtrëngimin e administratës së re të Biden.

Diplomacia është gjithmonë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është të zvogëlojmë rrezikun e përshkallëzimit. Por, deri më sot, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje“, tha ajo, raporton Washington Times./Indeksonline/