12:06 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Koreja e Veriut kryen testin e dytë të lëshimit të satelitëve

Koreja e Veriut thotë se ka kryer një tjetër test të lëshimit të satelitit të premten, për të forcuar programin e saj strategjik bërthamor.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Testi është kryer në pikën e lëshimit të satelitëve, sipas KCNA, e cila citon zëdhënësin e Akademisë koreano-veriore të Mbrojtjes Shkencore.

Ky ishte testi i dytë për këtë javë. Testi i parë u realizua në datë 7 dhjetor dhe u cilësuar nga qeveria koreano-veriore si një test vërtet i rëndësishëm dhe u quajt një test i suksesshëm.

Raportimet për realizimin e testeve të tilla vijnë përpara përfundimit të afatit 1-vjeçar që Koreja e Veriut i ka vendosur Shteteve të Bashkuara për të hequr dorë nga denuklearizimi i njëanshëm.

Ndërkohë, bisedimet mes SHBA dhe Koresë së Veriut rreth programit nuklear mbeten të ngrira.