Korenica: Kjo është lista tjetër e familjarëve të punësuar nga Vetëvendosje
Kandidati për deputet Visar Korenica ka publikuar pjesën e katërt të videos me listën e personave që, sipas tij, janë të lidhur me elitën e Vetëvendosjes dhe janë punësuar në institucione publike.
Publikimi vjen në një kohë kur mijëra qytetarë vazhdojnë të përballen me papunësi dhe mungesë perspektive afatgjate.
Korenica tregon se ndërsa qytetarëve u ofrohen projekte të përkohshme punësimi, familjarët dhe të afërmit e strukturave të pushtetit vazhdojnë të sigurojnë vende të qëndrueshme pune në institucionet shtetërore.

