Korenica, Zabërgja dhe Broja parashikojnë fituesin e Kupës së Botës
Sonte fillon eventi më i madh i futbollit, Kupa e Botës – me ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Futbollistët e njohur kanë parashikuar fituesin e këtij turneu, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Meriton Korenicën, Baton Zabërgjën dhe Rron Brojën.
Futbollisti i CFR Clujit, Korenica mendon se Portugalia e Cristiano Ronaldos do të jetë fituese e Kupës së Botës.
Derisa ai e sheh një finale të fortë, mes Portugalisë dhe Brazilit.
Ndryshe nga Kore, Baton Zabërgja mendon se Argjentina e Lionel Messit do të jetë fituese me një finale ndaj Francës.
Kurse për lojtarin më të mirë dhe golashënuesin, Zabi mendon se do të jetë Kylian Mbappe.
Kampioni i Kosovës me Dritën, Rron Broja – thotë se Spanja do të jetë fituese, me një finale ndaj Portugalisë.
Kurse befasia, sipas Brojës do të jetë Turqia.
Parashikimet janë bërë për LIG Sport dhe Indeksonline.

