13:56 / E Hënë, 16 Shtator 2019

Kori “Siparantum” i Pejës përfaqëson Kosovën, në Belgjikë

Siparantum Choir është përzgjedhur për herë të parë në garat internacionale të koreve evropiane ‘The 15th edition of the biennial International Choir Contest Flanders’, organizuar nga VZW International Choir Contest Flanders në Belgjikë.

Duke e marrë parasysh rëndësinë e këtij festivali prestigjioz dhe përzgjedhjen e shtetit tone në mesin e shumë shteteve nga mbarë Evropa, të cilët kanë traditë korale qindra-vjeçare, Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival.

Kori Siparantum do të paraqitet në kategorinë e koreve miks me program të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. Siparantum në programin e vet  paraqitet në festival po ashtu me veprën e kompozitorit të njohur flaman, Jan Van Der Roost.

Festivali do t’i paraprijë hapja me ansamblin e njohur vokal në botë “The Kings Singers”.

Këtë vit festivali mbahet në qendrën kulturore C-Mine nga data 4-6 tetor në Genk lokacion i përsosur për akustikën korale.

Më datën 7 tetor në ora 20:00 në Bruksel, Siparantum Choir paraqitet me koncertin e radhës organizohet nga Les Grandes Heures de la Cambre. Koncerti do të mbahet në Church of the Abbey of Notre Dame de la Cambre at Brussel. 

Në këtë koncert kori Siparantum paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botëror Bennet, Josquin Des Prez, Rheinberger, Whitacre, Gjeilo etj. dhe kompozitorë të njohur shqiptarë, Kasapolli, Rudi, Kelmendi etj.

Ndryshe, në këtë festival marrin pjesë edhe Belgjika, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria etj.