09:16 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Koronavirus/ 107 të infektuar e 11 në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 107 pacientë të infektuar me Covid-19. Nga spitali kanë njoftuar se 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 4 janë në respirator CPAP.

Ndërsa, 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“107 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.