12:46 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirus/ Tuzi, e vetmja komunë në karantinë në Mal të Zi

Territori i Komunës së Tuzit mbetet i vetmi në Mal të Zi i izoluar si pasojë e koronavirusit.

Zona e Malësisë u izolua më 17 mars pasi brenda një dite u konfirmuan 15 raste infektimi.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj, autoritetet thanë se brenda 24 orëve të fundit në Mal të Zi u regjistruan 20 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 160./voa/