23:12 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, anulohet Viti i Ri në New York

Viti i ri tradicional në Times Square ka përfunduar nën kufizimet kundër koronavirusit, me autoritetet e New York-ut që kanë vendosur të celebrojnë eventet pa përfshirjen e njerëzve në sheshin ikonik të metropolit amerikan.

Grumbullimet e mundshme që do të ishin krijuar mund të kishin sjellë një rrezik të lartë infektimi, me përkeqësim të epidemisë në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Koronavirusi, anulohet Viti i Ri në New York

Për herë të parë në 114 vite, nata e 31 dhjetorit në Time Square do të rrethohet dhe hyrja do të lejohet vetëm për një grup të ngushtë personash të distancuar me kujdes, që do t’u lejojnë spektatorëve në shtëpi të mos e shohin sheshin të shkretuar siç ishte deklaruar nga Presidenti i Times Square Alliance Tim Tompkins:

“Do të ketë disa aktivitete me distancë sociale në Times Square, por do të jenë kryesisht për publikun që do të lidhet me transmetimet në streaming “.

Përveç transmetimit direkt, që do të mbyllet me Ball Drop-in e zakonshëm, pra me uljen e sferës së madhe stroboskopike që shënon numërimin mbrapsht, shoqëria Jonestoën ka projektuar një aplikacion për smartphone-t që do të lejojë njerëzit “të jetojnë” Vitin e Ri në Neë York në një realitet virtual.

Komenti i Kryetarit të Bashkisë De Blasio

Mbi këto aktivitete është shprehur edhe Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill De Blasio, që ka komentuar:

“Njerëzit e të gjithë botës janë gati të bashkohen me njujorkezët për t’i dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri me Ball Drop-in ikonik. Përgëzoj Times Square Alliance, Jamestown dhe Countdown Entertainment që kanë gjetur një mënyrë të sigurtë, kreative dhe inovative për të gjithë ne që të vazhdojmë të celebrojmë këtë traditë shekullore. Një vit i ri do të thotë një fillim i ri dhe jemi entuziastë që mund ta festojmë”./noa.al/

  •