11:44 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi bllokon komplet sportin, në Japoni!

Federata e Futbollit e Japonisë ka njoftuar sot pezullimin e të gjitha ndeshjeve zyrtare deri më 15 mars.

Por, Komiteti Olimpik ka propozuar sot që vendimi i njëjtë të merret për të gjitha sportet në këtë shtet.

Kjo pasi që COVID 19 ka shkaktuar 850 infeksione, në Japoni.

Po ashtu, maratona e Tokios që është një nga më të mëdhatë në botë, do të zhvillohet në një format tjetër.

Nga 38 mijë vrapues sa ishte numri i atletëve pjesëmarrës, organizatorët kanë vendosur që të marrin pjesë vetëm 200 atletë elitarë./Indeksonline/