22:00 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, boshatisen restorantet kineze në Shqipëri

Tavolinat e mbushura plot me turistë dhe vendas, si në pamjet që shihni, kanë mbetur veçse kujtime këto kohë për bizneset kineze në Shqipëri.

Por të hysh sot në një restorant kinez, e gjen pothuajse bosh. Frika nga koronavirusi ka ulur numrin e klientëve shqiptarë në restorantet kineze.

Përballë hyrjes, ndodhet një grumbull gazetash në gjuhën kineze që flasin vetëm për koronavirusin e mbajnë të informuar stafin.

“Frika është edhe më shumë nëse kjo situatë zgjat, sepse presim dhe turistë kinezë. Por me këtë gjendje ata do pengohen të vijnë, e do jetë minus për turizmin. Për bizneset, hotelet , neve restorantet… vjet kam pasur 3000 veta”, shprehet Herjald Ago- menaxher.

Në kuzhinë ndodhet shefi i kuzhinës bashkë me ndihmësen, që është njëkohësisht dhe gruaja e tij. Të dy janë kinezë.
Baugang Li jeton prej 5 vitesh në vendin tonë, e pas dy vitesh tërhoqi të gjithë familjen për të punuar bashkë në Shqipëri.

“Vetëm gatimi është kinez, ushqimet të gjitha janë shqiptare… perimet, fileto pule, mielli vaji.. e salcat pak kineze”, është shprehur Baugang Li –shef kuzhine.

“Ne nuk udhëtojmë për në Kinë se jemi të gjithë këtu, unë burri e vajza”, thotë Ying Xia-ndihmëse kuzhiniere.