19:10 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi “fatal” edhe për tregun e makinave, shitjet bien për 96%, në këtë vend

Shitjet e makinave gjatë muajit prill kanë rënë 96% në Irlandë, kanë treguar matjet e reja që janë bërë.

Shoqëria e industrisë motorike irlandeze ka thënë se vetëm 344 vetura të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 8.904, 12 muaj më parë, transmeton IndeksOnline.

Një zgjidhje ideale po besohet se do të ishin masat e qeverisë.

Këto masa përfshijnë anulimi i tarifave shtesë në fatura, zvogëlimi i TVSH-ës e po ashtu hapja e qendrave të testimit të automjeteve./IndeksOnline/.