22:42 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

Koronavirusi i ri shfaqet edhe në New York

Guvernatori, Andrew Cuomo të hënën njoftoi se rasti i parë i mutacionit të ri të të COVID-19, i cili ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar, është gjetur te një burrë nga New York.

Cuomo tha se burri, i cili është në të 60-at e tij, u diagnostikua me llojin e ri pavarësisht se nuk kishte histori udhëtimesh, transmeton Indeksonline.

“Laboratori Wadsworth ka konfirmuar rastin e parë të shtetit New York të variantit në Mbretërinë e Bashkuar (B.1.1.7) të virusit që shkakton COVID,” tha Cuomo./IndeksOnline