09:44 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / V R

Koronavirusi ia merr jetën aktorit shqiptar

Shuhet në moshën 66-vjeçare, aktori shqiptare Valter Gjoni nga koronavirusi. Prej më shumë se një jave ai ishte infektuar nga COVID, betejë të cilën ai nuk e fitoi.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Klevis Gjoni në rrjete sociale. Valter Gjoni lindi në Tiranë dhe përfundoi studimet në Akademinë e Arteve.

Fillimisht nis punën si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe RTSH. Ka luajtur në 60 role në teatër, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentarë etj.

Ka kryer kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Greqi etj. Ka shkruar shumë artikuj kulturor. Në vitin 1991 Gjoni nisi punë në Bashkinë e Tiranës, ku punonte si drejtor i protokollit.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se se Valteri gojëmjaltë i shërbeu qytetit me dashuri për 4 dekada.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës” – shkruan Veliaj.

Valter Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike. Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.