11:19 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi kap Qeverinë e Iranit, pas zyrtarëve të lartë dalin pozitivë edhe 4 deputetë

Coronavirusi duket se ka hyrë në Qeverinë dhe Parlamentin iranian, duke ngjallur frikë midis drejtuesve.

Mësohet se pas zv.presidentes Masoumeh Ebtekar dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, së fundmi janë zbuluar edhe katër deputetë me coronavirusin.

Kjo shifër ka dalë pas nxjerrjes së rezultateve të analizave për 30 deputetë, ndërsa pritet të testohen edhe 260 deputetë të tjerë, raporton abcnews.

Mediat iraniane kanë publikuar foto nga mbledhja e fundit e Qeverisë ku zv.presidentja ishte ulur ngjitur me presidentin Rouhani, duke iu frikësuar kështu një kontaminimi më të gjerë nga coronavirusi te drejtuesit iranianë.

Coronavirusi hyri në Iran nga Kina dhe që nga 19 shkurti janë prekur 245 persona, 26 prej të cilëve kanë vdekur.