19:07 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi në Itali: 34 viktima dhe 1,577 të infektuar

Deri në orën 17:00 të ditës së sotme 1 mars, në Itali janë konfirmuar 34 viktima dhe 1,577 persona të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë 83 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 739 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

140 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 106 në rajonin e Lombardisë.

Në nivel kombëtar janë kryer 21,127 testime për koronavirusin.