13:05 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, në Kinë, tejkalon numrin e të sëmurëve me SARS

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me koronavirusin tejkaloi numrin e personave që vuanin nga epidemia SARS, që pati goditur Kinën, më 2003.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, u konfirmuan 5,974 raste të infeksionit me koronavirusin, me 132 të vdekur.

Të martën, numri i të të infektuarve është rritur me 1.500, më shumë se 30 për qind, transmeton CNN-i.

Gjatë epidemisë SARS, ishin 5.327 raste të konfirmuara me infektim, ndërsa 349 vdiqën.

Jashtë Kinës, 70 njerëz në 19 vende janë prekur, të paktën pesë në Shtete të Bashkuara.

Disa vende kanë marrë tashmë masa për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani, kryeqytet i provincës Hubei të Kinës, të tilla si SHBA-ja dhe Japonia, ndërsa Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe India synojnë ta bëjnë këtë së shpejti.

Rasti i parë i koronavirusit u raportua edhe në Tibet, ndërsa Hong-Kongu ka mbyllur kufirin me Kinën dhe ka pezulluar trafikun hekurudhor.