23:59 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi u mori jetën 100 mjekëve në këtë shtet!

Itali kanë humbur jetën 100 mjekë që nga shpërthimi i pandemisë. Përveç tyre, viktima janë edhe 26 infermierë e 5 sanitarë , më i riu me moshë 26 vjeç.

Numri i personelit mjekësor të infektuar ka arritur më 13 522, shifër e barabartë me 10% të numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel kombëtar.

“Nuk mund të lejojmë më që mjekët tanë, infermierët, operatorët sanitarë, të luftojnë pandeminë me duar të zhveshura” është denoncimi i Urdhrit të mjekëve Italianë, i cili i ka dedikuar kolegëve që kanë humbur jetën një faqe kujtese në portalin e tyre.