22:11 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi ua prishi planet Gencit me Enin, kishin planifikuar pushime në Maltë

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci janë ndër çiftet më të njohura dhe më të përfolura shqiptare.

Që kur bën publike lidhjen e tyre, ata janë vazhdimisht të komentuar në mediat rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

Sot, çifti i njohur po festojë përvjetorin e lidhjes, por ashtu siç ata kishin dashur dhe planifikuar.

Përmes një postimi në Instagram, Genci ka uruar Enin për përvjetor, teksa tregoj se ata kishin plane të tjera për të festuar 3 prillin,  ditën që i bëri bashkë.

“E planifikuam ne Malte perfunduam ne karantine. Jeta ndonjehere hedh mbi ne dallge  stuhi, vecse per te na forcuar me shume. Urime diten e trete te prillit. Diten qe na beri bashke”, ka shkruar Genci në një fotografi të publikuar përkrah Enit./Indeksonline/