Kos për Kurtin: Po presim një qeveri të re, që do të përqendrojë energjinë në anëtarësim

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se po presin për një qeveri të re nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e sipas saj qeveria e re përfundimisht duhet të koncetrohet me energji të madhe për procesin e anëtarësimit.
“Po presim për një qeveri të re z.Kurti, që përfundimisht të koncetrohet energji e madhe në procesin e anëtarësimit”, tha ajo.
Kos tha se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.
“Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, ka thënë ajo në samitin rajonal BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, teksa ka theksuar përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.
Teksa ka folur për planin e rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo ka thënë se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.
Kosova parashihet të marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako. Procesi është bllokuar në mungesë të konstituimit të kuvendit.
Në samit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
BE-ja ka njoftuar se Samiti do të jetë mundësi për të diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mbrojtjen e konsumatorit, turizmit.
“Plani i rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në. Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e BE-së.