75 Mall Live Search
22:03 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosi i brokolit mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kancerit të zorrëve

Kosi i bronkolit mund të parandalojë- madje edhe të trajtojë kancerin e zorrës së trash, thotë një studim i ri.

Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi i bërë me brokoli vrau 75 për qind të tumoreve në minj dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrëve të rritura në një laborator, transmeton Indeksonline.

Brokoli përmban një veti shërues kundër kancerit që quhet sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë- baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe zorrët.

Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është  një formulë që mund të përdoret si parandalim i kancerit dhe për të hequr qafe qelizat e mbetura pas heqjes kirurgjike të tumoreve./Indeksonline/