18:10 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosnett-Haradinajt: Problemi s’është te ligji, por te politika për praninë e korrupsionit

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Konsett thotë se nuk është faji te ligjet pse s’po luftohet korrupsioni në Kosovë, por te politika që po ndërhynë në punësime dhe në drejtësi.

Kosnett, ka shkruar pas takimit që ka pasur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe diskutimeve për luftimin e korrupsionit.

Ai thotë se i ka treguar shefit të ekzekutivit se nuk është problemi te ligji pse Kosova nuk po e lufton korrupsionin, por fajtore është politika.

“Në takimin me nivelin e lartë për sundimin e ligjit, unë dëgjova se Kosova ka ligjet dhe burimet e nevojshme që i duhet për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zbatuar drejtësinë e barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim të posaçëm për ata që kanë lidhje. Por problemi nuk është ligji, problemi është politika. Amerikanët po flasin për shkak se janë të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ai pyet nëse liderët politikë do të ndërmarrin veprime për luftimin e nepotizmit, krimit të organizuar e korrupsionit dhe a do të ndalën duke ndërmjetësuar në punësimin e njerëzve dhe duke ndikuar në drejtës. .

“A do të kthejnë liderët e Kosovës fjalët në vepra dhe të ndalojnë punësimit dhe a besojnë qytetarët e Kosovës në demokracinë e vendit aq sa të kërkojnë që të ndërmerren veprime?

Dhe në fund ai thotë se gjatë takimit me liderë shtetërorë vihet re mungesa e grave, duke thënë se Kosova do të ketë sukses kur gratë të udhëheqin.